Ballina Lifestyle Hargrevaes: Dua Lipa vajza e preferuar e Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës,...

Hargrevaes: Dua Lipa vajza e preferuar e Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës, “Sunny Hill” kulmi i bashkëpunimit mes dy vendeve

14
0

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, në një intervistë për Klan Kosova bëri të ditur se çfarë befasi ka përgatitur kjo ambasadë për të gjithë të pranishmit në “Sunny Hill Festival”.

Ai deklaron se festivali i “Sunny Hill”, është kulmi i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Padyshim që kemi punuar me Sunny Hill për ca kohë, dhe për mua Sunny Hill është kulmi i bashkëkrijimit dhe bashkëpunimit midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës. Natyrisht që Dua Lipa është vajzë e preferuar si e Mbretërisë së Bashkuar, ashtu edhe e Kosovës, të dyja e konsiderojmë atë si tonën, dhe të dyja jemi shumë krenarë për të, dhe kështu ajo është një lloj i simbolit të bashkëpunimit midis dy vendeve tona”, u shpreh ai.

“Natyrisht që është një festival i mrekullueshëm që ajo dhe babai i saj e organizojnë çdo vit, dhe ne jemi shumë krenarë që ka shumë artistë britanikë që do të jenë atje këtë vit. Do të jetë një festival fantastik, me shumë përmbajtje britanike, por mbi të gjitha një lloj demonstrimi i vërtetë i kreativitetit që kemi midis nesh, dhe gjithë punës krijuese që bëjmë mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar”, u shpreh tutje ambasadori britanik.

Hargreaves thotë se në festivalin “Sunny Hill” do të ketë copëza britanike, derisa shton se në një vend të caktuar do të ketë një pub anglez, ku pjesëmarrësit mund të ulen, të pushojnë e të pinë nga një birrë.

“Do të kemi edhe një mundësi për të bërë fotografi të cilat mund të printohen menjëherë, duke të krijuar ndjesinë sikur në cep të Sunny Hill ka një copë të Mbretërisë së Bashkuar”,  tha tutje Hargreaves.