Ballina Kronika Plagosi me thikë 42-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori, policia jep detaje

Plagosi me thikë 42-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori, policia jep detaje

17
0

Një konflikt për motive të dobëta ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku një 28-vjeçar ka goditur me sende të forta një 42-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, pranë ish-Degës në Shkodër, ndërsa është bërë e mundur edhe kapja dhe shoqërimi në Komisariat i autorit të dyshuar, Bledar Bylybashi 28 vjeç, i cili tashmë ndodhet në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, i lënduari  Brigel Bizi 42 vjeç, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit  për veprime të mëtejshme i shtetasit Bledar Bylybashi, 28 vjeç,  autori i  dyshuar të ngjarjes.

Shtetasi Brigel Bizi, 42 vjeç, ndodhet në kujdesin e mjekëve’, njoftoi policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.