Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, është thirrur të hënën më datë 4 gusht, në orën 11:00, në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për t’u njohur zyrtarisht me mbylljen e hetimeve ndaj tij.
Meta, i cili ndodhet në qelitë e paraburgimit që prej 21 tetorit të vitit të kaluar, do të shoqërohet nga efektivët për në ambientet e SPAK, ku do të jetë i pranishëm së bashku me avokatin e tij mbrojtës, Kujtim Caktani. Në këtë fazë proceduriale, pritet që ish-presidenti të firmosë aktin e njoftimit për përfundimin e hetimeve.
E njëjta procedurë është ndjekur edhe pak ditë më parë për ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, si dhe për Piro Xhixhon, të cilët janë të përfshirë në të njëjtin çështje penale.
SPAK pritet të vendosë në javët në vijim nëse çështja do të shkojë për gjykim apo do të mbyllet pa akuza.