Ballina Sport Egnatia, Dinamo dhe Ballkani u kualifikuan për në turin e tretë, rivalët...

Egnatia, Dinamo dhe Ballkani u kualifikuan për në turin e tretë, rivalët e skuadrave shqiptare në Conference League

25
0

Evropa për skuadrat shqiptare nuk është më e pamundur. Egnatia, Dinamo dhe Ballkani do vijojnë garën në turin e tretë kualifikues të Conference League. Pasi eliminuan Dinamon e Minskut, Egnatia, kampione e Shqipërisë në fuqi gjen përballë sllovenët e Olimpija Ljubjana.

Nga ana tjetër, Dinamo që eliminoi Atletic D’Escaldes do luajë kundër gjigantëve kroat të Hajduk Split. Sa i takon therandasve të Ballkanit, ata luajnë kundër Shamrock Rovers. Në stol Ballkani drejtohet nga Orges Shehi. Ndeshjet e para luhen më 7 gusht dhe ato të kthimit më 14 gusht.

Turi i tretë kualifikues i Conference League (7 dhe 14 gusht):

Hajduk Split – Dinamo

Olimpija Ljubjana – Egnatia

Ballkani – Shamrock Rovers

Kujtojmë se Drita e Gjilanit luan kundër Steauas së Bukureshtit në turin e tretë kualifikues të Europa League, ndërsa Shkëndija e Tetovës gjen në turin e tretë të Champions League azerbajxhanasit e Qarabag. Kampionët e Maqedonisë së Veriut edhe nëse gjithçka shkon në më të keqen e mundshme e kanë të sigurt një vend në grupet e Conference League.