Ballina Kronika Finalizohet operacioni policor “Lekbibaj”/ Në kërkim për kultivim droge, arrestohet 29-vjeçari në...

Finalizohet operacioni policor “Lekbibaj”/ Në kërkim për kultivim droge, arrestohet 29-vjeçari në Tropojë

17
0

Kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçar në kërkim, i akuzuar për kultivim të bimëve narkotike. Finalizohet operacioni policor i koduar “Lekbibaj”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, pas punë të mirorganizuar, finalizuan operacionin policor të koduar “Lekbibaj”, si rezultat i të cilit, në vendin e quajtur “Kodra e Markajve”, Lekbibaj, kapën shtetasin:

Gj. P., 29 vjeç, banues në fshatin Mserr. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Shtetasi Gj. P. dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, në vitin 2022, në fshatin Mserr.