Nga Kalosh Çeliku
(PREMTIMET E “BABA” QIROS)
Ish presidenti i “Oazës Paqes” të Maqedonisë: “Baba” Qiro – “Tatkoto” (Babai), që krah për krahu me Haxhi Deputetin (E. A.), Maqedoninë e bëri shtet të pavarur, gjatë udhëtimit për në Amerikë, dhe e humbi një sandëk me premtime në doganë për shqiptarët e arratisur nëpër poste partiake – politike.
Aktivistët e Nënës Parti e përhapën fjalën në të katër anët e “Bit-Pazarit” të Shkupit, se: në atë sandëk me rraqe politike kanë qenë premtimet e “Babait” (“Tatkoto”) për zgjidhjen e Ҫështjes Shqiptare.
E, a e gjetën sandëkun me rraçe politike? Jo, nuk e gjetën askund. Shkaku, se: sandëkun e kishte vjedhur Xhadia me pashterkë të kuqe…
(MURI KINEZ)
“Baba” Qiro, për së gjalli shkoi edhe në Kinë, dhe e vizitoi Murin Kinez. Djali i tij Haxhi Deputeti, tha: “Babai” e ka ndërmend këto vite t’i ndajë shqiptarët me një mur të tillë politik, mu si muri kinez.
Edhe, “Baba” Qiro iku një ditë pa e ndërtuar atë mur shqiptaro – shqiptar. Gurët, edhe sotekësaj dite mbetën rrugëve, kur bie shi i madh me stuhi rrokullisen maleve. Ecin me lumin, por kurrësesi të dalin në det. Rreziten në diellin me rreze.
Shqiptarët, pasmesnate zgjohen nga gjumi dhe e ndërtojnë vetë murin shqiptar…
(RROSPIA)
“Demokracia”, është një nuse me shumë burra. Ditë-natë i ndërron burrat. Herë me mikun, e herë me armikun. Luftë bënë para syve të popullit për liri. Padyshim, e, do robërinë edhe Sotekësajdite.
Prandaj, edhe na delë rrospi…
(PERSPEKTIVA E “INTELEKTULËVE”)
Gjatë “ndryshimeve” demokratike, shteti “përbashkët” i pasuroi hajnat, që u morën me politikë “madhore”, me poste partiake: pasuri personale, familjare dhe partiake. Pasuri të patundëshme e të tundshme, brenda dhe jashtë Atdheut. U rrokën fytas me “armikun e padukshëm Koronavirusin”. Popullin e mbyllën në burg me masa qeveritare: Mos dilni në rrugë pa maska! Duart, lani me sapun! Dy metra rrini larg, edhe me gruan besnike! Lirishtë, dilni në verandë dhe këndoni këngë dhe hiqni valle.
E, në anën tjetër i shpërbleu “intelektualët” partiak me çaj rusi, dhe poste partiake në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit” pa asnjë ditë pune në Qeveri…
(JEMI TEUTA – S’DIMË Ҫ’ËSHTË TUTA)
Dy poete rebele me këngën popullore “Jemi Teuta – s’dimë ç’është tuta”, i dëshirojnë një poeti që këtë vit pushka plastike t’i bëhet top i Mic Sokolit! Ndërsa, municioni, dy ‘oqet, dy vorba katundi! Ndoshta, atëherë vret ndonjë bretkosë që i ka shpëtuar sqepit të lejlekut në kënetë.
Urimit i bashkohen: Dadusha, bashkë me Dadën Hajri. Dhe, Hojdodolja…
ME SHUMICË DHE PAKICË)
Për ta shpëtuar arsimin nga “Koronavirusi dhe Pandemia” e Partive Politike, urgjentisht blej me shumicë dhe pakicë deputetë të popullit e ministra Qeverie!
(“ҪLIRIMI” I ATDHEUT)
Urgjentisht, blej rrospia meshkuj dhe xhadia me shumicë dhe pakicë për ta çliruar Atdheun nga “patriotët” e moralshëm partiak të partive politike…
(“PATRIOTËT” DHE POPULLI)
Për të vlerësuar sot, punën e Qeverisë të “vëllazërim-bashkimit”, vetëm dilni te “Ura e Gurit”, dhe do të bindeni se, sa punë kanë bërë këto “patriotë” për popullin…
(POKER ME BURRA)
Në kohën e komunizmit, perveç me para burrat luanin poker edhe me gra. Në demokraci, sot gratë luajnë poker me burra …
(“PARTALLMENTI”)
Kjo Qeveri e “vëllazërim – bahkimit”, e ka lehtë me këtë popull: ia hudhë një asht për dritare, një torbë taxhi në Qeveri, dhe flen rehat në “Partallment”.
(HEQJA E FLAMURIT SHQIPTAR
NGA KOMUNA E GOSTIVARIT)
Flamurin kuqezi me shqiponjën dykrenare, Qeveria së pari e ngriti në “Partallment” me xhaxhin kuqezi, i cili u tha deputetëve të popullit, mos u trembëni: nuk ju hanë! Ndërsa, të nesërmen me urdhërin e presidentit të shtetit të “përbashkët Cërvenkovski me gishtin e madh teposhtë, duke vrarë dhe masakruar shqiptarët e hoqi me polici speciale në Gostivar…
(POLITIKA E GRAVE)
Serbët, i çliruan nga turqit gratë. Edhe Maqedoninë e Veriut nga kriza politike, mund ta shpëtojnë vetëm gratë besnike shqiptare…
(FRIKË NGA “LIRIA”)
Vitet e fundit i kemi kënduar aq shumë këngë dhe valle me çifteli Besës dhe trimërisë, sa: kam frikë se, nuk kemi më as besë, as trimëri?!…
(BASHKIMI I SHQIPTARËVE
Gjithë bota e festoi bashkimin e dy Gjermanive. E hoqi murin e Berlinit. Vetëm, se: siç duket, problemin më të madh e kanë me bashkimin e shqiptarëve…
(“OAZA E PAQES”)
I nderuari “Zekthi”,
Oazës së paqes kohën e fundit i pëlciti zorra qorre permejdani.
“Zekthi”: Bashkimi Evropjan, duhet sa më parë ta shtrijë në sallën e operacionit për rehabilitim, në spital…
(KOMUNIZMI DHE “DEMOKRACIA”)
I nderuari “Zekthi”,
Në sistemin komunist brenda natës vije në funksion partiak, por brenda natës edhe të rrëshqitnin këmbët. Edhe, sot në demokraci. Si qëndron puna tashti me “demokracinë”! Vjenë në funksione partia politike shqiptare. Dhe, i rreshqasin ktëmbtët bythekrye ntë hendek?!
Zekthi: Në “demokraci” vjen brenda natës në post prtiak te partive politike, por duhet të kalojnë vite e vite, përderisa ty të të rrëshaqasin kembët dhe të të zbresin, heqin zvarrë nga karrikja e partive politike…
(QORRSOKAKU)
Duke shkuar me vite në Evropë pas të verbërve, Maqedonia e Veriut e humbi rrugën në Tanushë, dhe u fut në qorrsokak, nga ku mezi e nxorri dhiareve UҪK -ja me pak shpirt në shtetin e “përbashkët”. Që, Sot: e varrosin partitë politike.
(“POLITIKA” E SHQIPTARËVE)
Shqiptarët, mezi më në fund e kuptuan, se: që të bësh pasuri të tundshme dhe të patundshme, patjetër duhet të merresh me politikë “madhore”, dhe “fitore”. Ditenatë ta vjedhësh popullin shqiptar.
(“BESIMTARËT” E ZOTIT)
Politikanët tanë, moti e harruan gjuhën shqipe, shkollat: filluan të hudhin gurthemele të xhamive. Dhe, t’i luten Zotit përveç në xhami edhe mes rrugëve të Shkupit. Gjoja, se: nuk kanë xhami në Shkup, ku t’i luten Zotit?!…
(KOLLTUKET E QEVERISË)
“Patriotët” tanë, kur ulen nëpër kolltukët e Qeverisë të “vëllazërim – bashkimit”, verbohen, dhe nuk e shohin veten, as popullin shqiptar…
(GRABITJA E KURVËS)
“Demokracia” na doli kurvë. Prandaj, komunistët e vjetër e morën për grua…
(PATRIOTI)
Burri që nuk e do çajin e rusit, Nënën Parti dhe rrospitë meshkuj, nuk është patriot, por është “nacionalist” dhe “irrednetist” …
(MINI – MODA)
Luli nga Shkupi pyet:
– Më shkatrroi mini – moda. Mini – prodhimi, mini – ushqimi, mini – rroga… Mini partitë politike. Ҫ’të bëj?
Përgjigje e “Zekthit”: Edhe ti, Luli hyrë në shpirtin e mini – modës. Ngatërrohu pas mini – fundi të ndonjë skretareje besnike të partive politike…
(BESNIKËRIA)
Qeveria e “vëllazërim-bashkimit” është një nuse xhadi me pashterkë të kuqe, që të gjithëve ua bënë me sy. Dhe, nuk ta bënë vetëm ty si shqiptar. Shkaku, se: i trembet besnikërisë tënde si burrë në Qytetin e qyqeve. Hidhet, dhe përdridhet nëpër “Bit-Pazar” me trumbetat e Dexhalli. Herë pas here, edhe të vë pusi nën Rrap.
E, në mbrëmje: i futet në shtrat vetëm një burri partiak – politik-antishqiptar…
(NDIHMË PËR MAQEDONINË E VERIUT)
Politikanë anë e mbanë Botës, na ndihmoni ta shpëtojmë Maqedoninë e Veriut! O sot, o kurrë! Braktisni Parlamentin, postet partiake – politike, hajdutërinë, pasurinë, dhe merruni me tregti! Mos u merrni me politikë “madhore”! Kur, Sot: aftësi, nuk keni as për prodhime bujqësore dhe blegtoriale maleve të Sharrit Plak me afete të skaduara përdorimi në tregun e “vëllazërim-basjkimit! E, ku më me politikë Evropiane – Botërore për Ditën e Nesërme…