Ngjarja ndodhi në lagjen “Tre Heronjtë”, ku gjatë një konflikti fizik, dy vëllezër dyshohet se goditën me sende të forta dhe me thikë një shtetas, i cili ndodhet nën kujdes mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.
Një përplasje për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një 42-vjeçari në qytetin e Shkodrës. Policia bëri me dije se ka arrestuar dy vëllezërit B. B., 38 vjeç, dhe B. B., 41 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Mjeti prerës është sekuestruar si provë materiale.
Ndërkohë, një ngjarje e ngjashme është regjistruar në fshatin Nderlysaj të Thethit, ku një 25-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë një të ri 28-vjeçar, gjatë një tjetër konflikti për motive të dobëta. Edhe ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar, F. Th., është arrestuar dhe ndaj tij rëndojnë të njëjtat akuza: “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Mjeti prerës i përdorur u sekuestrua nga policia.
Njoftimi i policisë:
Shkodër
Goditën me sende të forta dhe me mjet prerës (thikë), një 42-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër).
Goditi me mjet prerës (thikë), një 28-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga 25-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit arrestuan shtetasit:
-B. B., 38 vjeç, dhe B. B., 41 vjeç (vëllezër), për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja, prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi dyshohet se dje, në lagjen “Tre Heronjtë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta dhe me mjet prerës (thikë), shtetasin B. B., 42 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-F. Th., 25 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja, prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi dyshohet se mbrëmë, në fshatin Nderlysaj, Theth, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin D. Th., 28 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.