Ballina Rajoni Misteri i foshnjës që u gjet e vdekur në det/ Vogëlushja u...

Misteri i foshnjës që u gjet e vdekur në det/ Vogëlushja u braktis nga nëna e saj,gruaja mori 2 fëmijët e tjerë dhe…

0
27

Është zgjidhur misteri i foshnjës së gjetur të vdekur në det në Paleo Faliro të Greqisë. Ditën e sotme është arrestuar nëna e saj algjeriane, e cila braktisi fëmijën e saj dhe u largua pasi kishte frikë sepse ndodhet ilegalisht në vend.

Ajo ka deklaruar se vajza e vogël u rrëzua në banjo, por kishte frikë të shkonte në spital sepse nuk kishte leje qëndrimi. Sipas saj, kur shkuan në det ajo mendoi se foshnja po flinte. Gruaja deklaroi se kur e kuptoi që fëmija kishte pësuar lëndime, pati frikë ta çonte në spital, kështu që e la gjallë në det dhe iku me dy fëmijët e tjerë.

Sipas ekzaminimit mjeko-ligjor, vajza e vogël vdiq nga mbytja dhe kishte goditje të shumta në fytyrë, si ballë, sy, buzë dhe hundë, si dhe lëndime të dukshme në pjesë të ndryshme të trupit.

Ishin kamerat e sigurisë në zonë që çuan në zbulimin e identitetit të nënës Pamjet tregojnë gruan me dy fëmijët, si edhe një foshnjë në karrocë, e cila mbante veshur rroba të ngjashme me ato që kishte veshur vajza e vogël e vdekur. Sipas informacioneve babai i fëmijëve ndodhet në Siri.