Ballina Kosovë Policia aksion në Zubin Potok! Zbulon laboratorin që prodhon kriptovaluta

Policia aksion në Zubin Potok! Zbulon laboratorin që prodhon kriptovaluta

17
0

Sipas njoftimit për media, gjatë një operacioni policor të zhvilluar në fshatin Qabër në Zubin Potok, zyrtarët policorë kanë hasur në pajisje që shfrytëzohen për nxjerrjen e monedhave digjitale.

“Në një objekt ndihmës pranë një shtëpie, janë zbuluar dhe konfiskuar 13 njësi kompjuterike (të njohura si ‘riga’) si dhe pajisje të tjera të nevojshme për prodhimin e kriptovalutave. Për këtë veprim është informuar Dogana e Kosovës, e cila do të ndërmarrë veprimet e mëtejshme ligjore në përputhje me kompetencat e saj”, thuhet në deklaratë.

Policia i bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo aktivitet të kundërligjshëm përmes linjës falas 192. “Kontributi i qytetarëve është i domosdoshëm për të parandaluar dhe luftuar paligjshmëritë, si dhe për të zbuluar rastet kriminale”, përfundon komunikata.