Ballina Kulturë ​Steven Knight mezi pret të shkruajë filmin e ardhshëm të Bond

​Steven Knight mezi pret të shkruajë filmin e ardhshëm të Bond

12
0

Krijuesi i Peaky Blinders, Steven Knight, do të shkruajë filmin e ardhshëm të James Bond, ka konfirmuar Amazon MGM Studios.

Filmi do të drejtohet nga Denis Villeneuve (Dune) dhe është në zhvillim, pas largimit të producentëve Barbara Broccoli dhe Michael G. Wilson në shkurt, raporton KosovaPress.

Knight tha për BBC Radio 5 Live: “Ka qenë gjithmonë në listën time të ëndrrave dhe mezi pres të nis punën. Shpresoj të bëj diçka që është e njohur por ndryshe, edhe më e mirë, më e fortë dhe më e guximshme”.

Ai nuk dha informacion për aktorin që do të luajë 007, ndërsa emrat e përfolur janë Aaron Taylor-Johnson, James Norton dhe Paul Mescal.

Knight është i njohur për Peaky Blinders, Dirty Pretty Things (nominim Oscar), This Town dhe filmin Spencer (nominim Oscar për Kristen Stewart).

Filmi i fundit i Bond, No Time to Die (2021), u shkrua nga Neal Purvis, Robert Wade, Cary Joji Fukunaga dhe Phoebe Waller-Bridge.

Knight tregoi se u ftua për projektin nga producentja Amy Pascal dhe ndihet i nderuar, megjithëse është një përgjegjësi me presion.

Filmi po prodhohet nga Pascal dhe David Heyman dhe pritet të dalë në vitin 2028.