Nga Kimete Berisha
Askush me këmbë në tokë!
– Presidentja Vjosa Osmani e priti Dua Lipën me korin e vajzave duke e kënduar ‘Levitating’… refrenin: ‘I need you all night’…
– Varg tjetër i kësaj kënge është edhe ‘And I’m feeling so electric…’ (nënkuptohet pse) dhe… ‘Dance my ass off!’
– Kënga flet për ndjenjën e euforisë që ta shkakton dashuria, që të bën të fluturosh… dhe flet për eskapizmin…
se si dashuria të çon në Qiell, në Hënë apo në Mars (…e kah të kthehesh, nga Qielli, nga Hëna apo nga Marsi, në Tokë, kthehesh me hundë e buzë…,
por kështu kënga nuk e thotë).
– Dua Lipa nuk ka faj që vajzat me fustana të bardhë, këndonin para Presidentes ‘I need you all night’
– E turpshme, pashije… dhe plotësisht jashtë protokollit për një Presidente.
– Vërtetë këtu çdo gjë është ‘Levitating’… Mendtë kanë fluturuar në këtë vend, dhe askush më nuk qëndron me këmbë në tokë.
– Mendon Presidentja se shqiptarët janë gëzuar e po bëjnë lum… dhe se bota tash i xhelozon shqiptarët që këngëtarja shqiptare ka pranuar se është shqiptare…!
– Dhe, pastaj, kur Presidentja të mos jetë më Presidente, këngëtarja vjen dhe e voton Vjosa Osmanin në Kosovë e bashkë me votën e saj ia jep edhe votat e fansave të saj!
– Kujton Presidentja Osmani që ne nuk e dimë se kur Festivalet organizohen nën hijen e shtetit dhe menaxhohen si biznese familjare, nuk quhen krenari kombëtare, por quhen planifikim financiar.
– Se, ky koncert nuk e mbulon mjerimin kulturor, arsimor, edukativ, politik dhe varfërinë e thellë të shqiptarëve: edhe morale; edhe ekzistenciale!
– Të ishte kështu, mjerimin… do ta kishte mbuluar edicioni i vitit të kaluar…
– Nuk është hera e parë që Presidentja Osmani i jep përparësi trupit (‘Dance my ass off’) e jo trurit…
– Njëherë i turpëroi agjentët e AKI-së… duke e postuar foton e tyre të përbashkët të kthyer me shpinë kah populli…
e tash edhe më keq, nuk e përshtati moshën e fëmijëve me tekstin e këngës së Dua Lipës…
– Askush me këmbë në tokë…
dhe një Pyetje naive për Presidenten:
– Si je?
P.S. Emotionally unavailable!