Ballina Kronika Babai e kap të miturën për flokësh, pamjet u bënë virale. Policia...

Babai e kap të miturën për flokësh, pamjet u bënë virale. Policia identifikon dhe procedon autorin: Është shtetas holandez 33-vjeç

25
0

Ditën e djeshme, pamje të një qytetari që tërhiqte prej flokësh një vajzë të mitur në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit të Korçës, u bënë virale në rrjetet sociale.

Policia e Korçës ka reaguar përmes një komunikate ku thotë se  shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë kryer veprimet procedurale dhe kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në komisariat të shtetasve të shfaqur në video.

Nga deklarimet e dhëna para oficerëve të policisë gjyqësore rezultoi që shtetasi që kishte kapur prej flokësh vajzën e mitur ishte babai i vajzës.

Në përfundim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. U., 33 vjeç, shtetas holandez, për veprën “Keqtrajtimi i të miturit”.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë falënderon median dhe qytetarët për denoncimin e rasteve të tilla, si dhe i fton të vijojnë t’i denoncojnë për çdo rast dhune që shohin, apo paligjshmërie.