Ballina Aktualitet Bien lehtë temperaturat, si parashikohet moti për këtë të shtunë

Bien lehtë temperaturat, si parashikohet moti për këtë të shtunë

24
0

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash, kryesisht në orët e mesditës deri pasdite.

Reshjet e shiut do të jenë të dobëta, vetëm përgjatë maleve.

Era e lehtë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri 11m/s. Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë.