Ballina Bota Donald Trump zbuloi sesa ushtarë humbën Rusia dhe Ukraina vetëm këtë vit,...

Donald Trump zbuloi sesa ushtarë humbën Rusia dhe Ukraina vetëm këtë vit, shifrat janë të mëdha

21
0

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një postim të ri në rrjetin social Truth Social, ka ndarë me ndjekësit e tij disa të dhëna tronditëse në lidhje me humbjet në njerëz gjatë agresionit të vazhdueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës.

Postimi i tij ka tërhequr vëmendje të madhe, pasi përfshin shifra të larta humbjesh ushtarake nga të dyja palët.

“Sapo u informova se afro 20 mijë ushtarë rusë kanë humbur jetën vetëm gjatë këtij muaji në këtë luftë qesharake kundër Ukrainës,” shkroi Trump.

“Që nga fillimi i vitit, Rusia ka humbur gjithsej 112.500 ushtarë. Bëhet fjalë për një numër të tmerrshëm vdekjesh, plotësisht të panevojshme dhe të shmangshme”, shtoi ai.

Duke folur për palën ukrainase, Trump theksoi se edhe Ukraina ka pësuar humbje serioze në fushëbetejë. “Ukraina, sidoqoftë, ka vuajtur rëndë. Ata kanë humbur rreth 8 mijë ushtarë që nga 1 janari 2025, dhe ky numër nuk përfshin ata që konsiderohen të zhdukur,” deklaroi 79-vjeçari.

Lideri amerikane shtoi se ndonëse humbjet civile janë më të vogla në krahasim me ato ushtarake, popullata civile ka qenë gjithashtu viktimë e këtij konflikti, për shkak të sulmeve të vazhdueshme me raketa në Kiev dhe në qytete të tjera ukrainase nga forcat ruse.