Ballina Rajoni Dy aksidente tragjike brenda 24 orësh në Kroaci

Dy aksidente tragjike brenda 24 orësh në Kroaci

13
0

Aksidenti ndodhi rreth orës 21:20, dhe të dy viktimat kanë ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Në autostradën A3, pranë Novskës, Kroaci mbrëmë kanë humbur jetën dy burra pasi kanë tentuar të kalojnë rrugën duke vrapuar.

Policia e Qarkut Sisak-Moslavina njoftoi se trupat janë dërguar në spitalin e Sisakut, ku do të kryhet autopsia, shkruan index.hr.

Kjo është tragjedia e dytë që ka ndodhur dje në të njëjtën pjesë të autostradës. Më herët gjatë ditës së djeshme, rreth orës 10:00 të mëngjesit, në një aksident zinxhir midis Okuçanit dhe Novskës humbën jetën dy persona të tjerë dhe disa të tjerë u plagosën.

Pas aksidentit, qarkullimi në atë segment të rrugës qëndroi i mbyllur për një kohë të gjatë, njoftoi policia.