Ballina Aktualitet Hipoteka e Vlorës në duart e një ndërtuesi, si i besoi Edi...

Hipoteka e Vlorës në duart e një ndërtuesi, si i besoi Edi Rama mëlçitë ujkut të Sali Berishës?

57
0

Para disa ditësh Ish-kryetari i degës lokale të Partisë Demokratike, Genc Deromemaj është emëruar drejtori i ri i Kadastrës së Vlorës. Një emërim i papritur nga drejtoresha e Përgjithshëm e Kadastrës, Lorena Goxhobelli. Emërimi i këtij të fundit nga Edi Rama bie erë klientelizëm të qartë, ku kryeministri i vendit ka bërë një emërim të çuditshëm dhe pa asnjë sens. Pa marrë parasysh përkatësinë politike të Deromemajt ajo që bie në sy në rastin konkret është se ky emërim vjen si një produkt klientelist i Edi Ramës me klanet e ndërtimit. Klani që fshihet pas tij është një grupim demokratësh që janë larguar nga PD dhe i janë futur aktiviteteve ndërtimore në qytetin e Vlorës.

Menjëherë pas emërimit të tij në krye të hipotekës së Vlorës, Edi Rama i bëri peshqesh dy leje ndërtimi në Sarandë dhe Vlorë. Kompania N94, në pronësi të Deromemajt, ka marrë leje ndërtimi për një objekt banimi me 5 kate në Sarandë dhe një tjetër me 8 kate, hoteleri dhe banim, në Vlorë. Pra sot qyteti i Vlorës ka komoditetin të ketë drejtor hipoteke të qytetit një biznesmen që ndërton pallate, por që ka vendosur ti shërbejë qytetarëve për një pagë simbolike.

Nga dita e parë e punës deri më sot ky institucion ka bllokuar shërbimet dhe mesa duket ujkut që i kanë varur mëlccitë në konflikt të pastër interesi ka vendosur të mjelë pronat e qytetarëve duke i ccuar në duart e klanit që përfaqëson.

Genc Deromemaj, me profesionin e inxhinierit, si kryetar i degës së Partisë Demokratike në Vlorë, ish-kandidat i PD-së për drejtimin e Bashkisë në këtë qytet, si dhe anëtar i Kryesisë së PD-së.

Që në nisje të përplasjeve në kampin blu në vitin 2021, Genc Deromemaj dhe rreshtua në grupin e Sali Berishës.