Mariah Carey dukej e mrekullueshme teksa u pa në Londër të premten, vetëm disa orë para performancës së saj shumë të pritur në Brighton Pride.
Këngëtarja amerikane, 56 vjeç, tregoi këmbët me një fustan xhins me zinxhir dhe dekolte të thellë, ndërsa dilte për të hipur në autobusin e turneut dhe për të udhëtuar drejt qytetit bregdetar.
Ajo kishte hedhur mbi supe një xhaketë prej lëkure ngjyrë kafe dhe kishte veshur çizme të gjata prej lëkure zamoze që i shtonin disa centimetra në gjatësi, shkruan “Daily Mail”.
Këngëtarja e hitit All I Want For Christmas Is You e plotësoi pamjen me një palë syze dielli ngjyrë kafe dhe një varëse me perla.
Mariah dukej në humor të mirë teksa buzëqeshte gjatë udhëtimit drejt Preston Park, ku do të mbajë performancën kryesore në Brighton Pride të shtunën.
Rreth 300,000 njerëz pritet të mbërrijnë në qytet për të festuar komunitetin e gjallë LGBTQ+, dhe Mariah do të performojë së bashku me artistë të tjerë si Will Young dhe Sugababes.