Policia e Krujës ka arrestuar një 18-vjeçar i cili ka qëlluar me armë zjarri pushkë, në drejtim të banesës së komshiut të tij, pas një konflikti për motive të dobëta.
Ndërhyrja në kohë e Policisë, parandon ngjarje të mundshme kriminale.
Qerim Mali, është autori i dyshuar i ngjarjes, i cili njihet si person me precedent të mëparshëm penal.
Gjatë aksionit, u sekuestrua dhe arma e zjarrit tip pushkë së bashku me municion.