Ballina Aktualitet “Përdore vizën korrekt”/ Apeli i Ambasadës së SHBA në Tiranë për qytetarët:...

“Përdore vizën korrekt”/ Apeli i Ambasadës së SHBA në Tiranë për qytetarët: Respekto kushtet dhe afatin e qëndrimit

20
0

Në mesazhin e saj, ambasada shkruan se “është përgjegjësia e qytetarit të përdorë vizën në mënyrë korrekte. Ambasada amerikane në Tiranë ka postuar në rrjetet sociale një mesazh për qytetarët që duan të vizitojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Respekto kushtet e vizës tënde amerikane dhe afatin e autorizuar të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e ambasadës së SHBA-së.

Qëndrimi përtej këtij afati mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë tënde për të udhëtuar, studiuar ose punuar në Shtetet e Bashkuara”.