Nga Ylli Manjani
Padyshim, që në republikën e prokurorëve suksesi i punës së tyre nuk matet me sa gjyqe fitojnë. Nuk është normale kjo sespe ata i fitojnë të gjitha gjyqet. Për që qenë korrekt thuajse të gjitha.
Arsyeja është se gjykatat nuk janë mbi prokurorët në republikën e tyre.
Ndaj nuk ka asnjë kuptim matja e suksesit të tyre me këtë tregues. Afërmendsh dmth…
Ata, prokurorët pra, nuk lodhen fare të bëjnë hetime të thelluara, të mbledhin prova direkte, të argumentojnë akuzat bazuar në prova. Thjesht i vënë syrin “viktimës së radhës” e plasin brënda dhe e harrojnë ty. Marrin dhe duartrokitjet e turmës…
Është koha dhe republika e tyre…
Gjykata e sheh këtë situatë dhe vetëm i vë vulën letrave të mbushura me fjalë boshe nga prokurorët… Nuk kanë fuqi më shumë.
Ma za, ma keq- thonë në Shkodër.
Republika e prokurorëve është e edhe më e rrezikshme se republika e policëve.
Ndaj, nëse realisht do ketë një reformë reale në drejtësi do të duhet të rrëzohet republika abuzive e prokurorëve, të cilët rrinë te vrima e çelësit të dyerve të dynjasë. Gjëmojnë jetën private me çdo mjet dhe bëjnë pis në publik çdo njeri që duan ta degjenerojnë përpara se ta dënojnë. Intimidojnë e përgjojnë çdo gjykatës që guxon të mendojë korrekt dhe mbi palët.
Kjo republikë abuzive, që spekulon me ndjesitë e publikut, duhet përmbysur. Ajo nuk reformohet me thënë të drejtën.