Ballina Aktualitet Rruga e Dukagjinit/ Ndër segmentet më të rëndësishme të veriut, lidh Shkodrën...

Rruga e Dukagjinit/ Ndër segmentet më të rëndësishme të veriut, lidh Shkodrën me Gjakovën, pamjet nga punimet

17
0

“Rruga e Dukagjinit apo aksi Prekal-Lotaj-Ndërlysaj, është një ndër segmentet me të rëndësishme të veriut të vendit, që lidh Shkodrën me Lekbibaj në Tropojë e në vijim me Bajram Currin, luginën e Valbonës si dhe me Gjakovën në Kosovë.

Rruga është ende në ndërtim e sipër, ku aktualisht është mbyllur loti 1, Prekal-Kir prej 17 km, dhe ka filluar loti i dytë Kir-Ndërlysaj.

Ky investim ka një impakt të madh jo vetëm për banorët e fshatrave përreth, Kir, Prekal, Shosh, Shalë, Bradhosh, Xhan, që i lidh me Shkodrën, por mundëson edhe kompletimin e gjithë rrjetit rrugor të Alpeve në funksion të zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë rurale.”-shkruan Rama krahas videos.