Ballina Sport Trupi i sportistes gjendet në pishinë pas festës

Trupi i sportistes gjendet në pishinë pas festës

39
0

Lojtarja italiane e volejbollit në plazh, Simona Cina (20 vjeç), mbrëmë ka ndërruar jetë tragjikisht.

Trupi i saj i pajetë u gjet në një pishinë gjatë një feste në një vilë private pranë Palermos.

Sipas informacioneve nga mediat italiane, Simona me sa duket ka rënë në pishinë gjatë festës dhe nuk ka mundur të dalë, gjë që çoi në një rezultat tragjik.

Të pranishmit vunë re se ajo qëndroi nën ujë për një kohë jashtëzakonisht të gjatë, pas së cilës një mysafir u hodh në pishinë dhe e nxori jashtë.

Pavarësisht reagimit të shpejtë të shërbimeve të urgjencës, por pa sukses.