Ballina Kronika Dogjën qindra rrënjë ullinj dhe sipërfaqe me shkurre, arrestohen dy persona në...

Dogjën qindra rrënjë ullinj dhe sipërfaqe me shkurre, arrestohen dy persona në Divjakë dhe Mallakastër

33
0

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Divjakës dhe Mallakastrës për zjarrvënie.

Koçi Allkanjari banues në fshatin Korije, u arrestua pasi vendosi zjarr për djegien e mbeturinave në tokën e marrë me qira, por si pasojë e përhapjes së flakëve dogji edhe 170 rrënjë ulliri në pronësi të një personi tjetër.

Pëllumb Jançaj banues në fshatin Belishovë ra në pranga pasi ndezi zjarr për djegien e ferrave në tokën e tij, por si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj edhe një sipërfaqe me shkurre.

”Si rezultat i veprimeve hetimore për dokumentimin e rasteve të zjarrvënieve dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariateve të Policisë Divjakë dhe Mallakastër arrestuan në flagrancë autorët përkatës.

Në Divjakë, u arrestua shtetasi K. A., 65 vjeç, banues në fshatin Korije, pasi ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave në tokën e marrë me qira dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 170 rrënjë ulliri në pronësi të një shtetasi.

Në Mallakastër u arrestua shtetasi P. J., 41 vjeç, banues në fshatin Belishovë, pasi ka ndezur zjarr për djegien e ferrave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me shkurre”, njoftoi policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.