Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Glinës”.
Një shtetas me inicialet T. B., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasin S. A., rreth 60 vjeç (këmbësor), i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.