Ballina Kosovë Haradinaj: Kurti po hesht ndaj klithmave shoviniste kundër shqiptarëve në RMV

Haradinaj: Kurti po hesht ndaj klithmave shoviniste kundër shqiptarëve në RMV

9
0

Deputeti dhe zyrtari i lartë i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar me tone të forta ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e akuzuar për heshtje të qëllimshme përballë valës së urrejtjes raciste ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

– Advertisement –
Në një deklaratë të publikuar në rrjete sociale, Haradinaj shkruan:

“Ndryshimi” që e solli Albin Kurti në Maqedoni të Veriut po ju bën të fala me klithmat shurdhuese:
“Dhoma gazi për shqiptarë”.
“Shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur.
“Maqedoni e pastër (pa shqiptarë).
“Shqiptarët e mallkuar ta dijnë se emri Maqedoni nuk zhduket”.
Asnjë fjalë, asnjë reagim nga Kurti, kumbara i koalicionit qeverisës në Maqedoni të Veriut.