Më i gjatë në planet, lojtari 19-vjeçar i Florida Gators, Olivier Rioux, ka vendosur ta provojë veten në futbollin amerikan.
Kanadezi i ri Olivier Rioux, i cili së fundmi u bë basketbollisti më i gjatë që ka luajtur ndonjëherë për një ekip universitar, i është dhënë leja për t’u bashkuar me kampin stërvitor të ekipit të futbollit Gators.
Trajnerët e Gators përpiqen ta përdorin gjatësinë e jashtëzakonshme të kanadezit në një ekip të veçantë mbrojtës.
Nuk është e pazakontë që sportistët në Amerikë të luajnë basketboll dhe futboll amerikan njëkohësisht gjatë karrierës së tyre në shkollë të mesme dhe kolegj.
Ky 19-vjeçar kanadez ka hyrë tashmë në Librin e Rekordeve Guinness si adoleshenti më i gjatë në botë me një gjatësi prej 2.40 metrash.
Besojeni ose jo, në klasën e gjashtë ai ishte 2.10 metra i gjatë, dhe në moshën 16 vjeç ai ishte 2.24 metra.
“Çdo ditë më pyesin për gjatësinë time. Nuk jam i sigurt pse jam kaq i gjatë. Kemi qenë te shumë mjekë… Ndoshta është gjenetika e familjes sime,” tha Olivier.
Nëna e tij është 1.83 metra e gjatë, babai i tij është 2.07 dhe vëllai i tij është 2.10.
Rioux ka vështirësi të shumta në jetën e tij të përditshme për shkak të gjatësisë së tij. Ai duhet të përkulet shumë për të kaluar nëpër dyer, gjithashtu ka shumë vështirësi të gjejë këpucë, pasi vesh numrin 57.5.
Ai luajti për ekipin kombëtar kanadez nën 19 vjeç dhe tani dëshiron të mburet në basketbollin e kolegjit.
Ëndrra e tij është që një ditë të luajë në NBA dhe nëse kjo ndodh, ai do të bëhet lojtari më i gjatë në historinë e ligës më të fortë në botë.