Ballina Ekonomia Italianët duan Pashalimanin për të prodhuar anije

Italianët duan Pashalimanin për të prodhuar anije

22
0

Investitorë italianë janë të interesuar për të ringritur dhe vënë në funksion Bazën Detare të Pashalimanit. Lajmin e ka bërë të ditur ministrii i mbrojtjes Pirri Vengu, i cili ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale një video ku tregohet se tashmë ka nisur vlerësimi Teknik I bazës së mirënjohur shqiptare. Në postimin e tij Vengu shkruan se “Ka nisur vlerësimi teknik me partnerët italianë me qëllim ringritjen e kantjerit detar për prodhimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e anijeve të Forcës Detare”.

Sipas drejtuesit të dikasterit të mbrojtjes interesi I të huajve për të investuar në kapacitet ushtarake të vendit tonë është I lartë. Vengu shkruan se “Në 9 muajt e fundit, 20 shoqëri prodhuese të industrisë së mbrojtjes kanë shprehur interesin e tyre për të bashkëpunuar me KAYO, shoqërinë shtetërore të prodhimit ushtarak “Made in Albania”, shkruan scan.

Sipas tij përgjatë muajve qershor dhe korrik 2025, janë finalizuar negociatat me tre prej tyre duke i hapur rrugën themelimit të 3 sipërmarrjeve të reja ku shteti është aksioner në prodhimin e:

Mjeteve të blinduara & mjeteve të emergjencave civile;

Uniformave dhe pajimeve personale;

Municioneve;

Ministri bën të ditur gjithashtu se po vijojmë negociatat për prodhimin e armatimit të lehtë, si dhe asemblimin e sistemeve të artilerisë, predhave dhe dronëve luftarakë.