Dy vite më parë, një pikturë e fshehur në një garazh në Londër doli në sipërfaqe gjatë një pastrimi shtëpie në Cambridge. Vepra rezultoi se ishte një nga punimet e humbua të Salvadore Dalit.
Piktura e titulluar “Sulltani i vjetër” është realizuar në vitin 1966 dhe paraqet një sulltan fisnik me një çallmë të stolisur me gurë të çmuar. Vepra është frymëzuar nga rrëfimet e Netëve Arabe. E realizuar në akuarel dhe stilolaps me bojë, kjo vepër është krejt ndryshe nga peizazhet ëndërrimtare të Dalí-t.
Vepra u porosit nga një çifti italian Giuseppe dhe Mara Albaretto. Ata kishin porositur Dalí-n për të ilustruar një Bibël. Por, siç ndodhte shpesh, artisti kishte planet e veta dhe nuk u bindej kërkesave edhe kur klientët ishin njerëzit më të pasur të Italisë.
Në vend të Biblës, Dalí nisi një seri ambicioze ilustrimesh të frymëzuara nga përrallat e “Një mijë e një netëve”, përmbledhja legjendare e tregimeve popullore të Lindjes së Mesme. Megjithëse ai tha se do të realizonte 500 vepra, ai përfundoi vetëm 100.
Gjysma e veprave të përfunduara u mbajt nga shtëpia botuese Rizzoli, e cila kishte planifikuar të nxirrte në qarkullim koleksionin – por më vonë ato u humbën ose u dëmtuan. Një prej tyre u shfaq papritur në vitin 2023, kur një tregtar veprash arti e gjeti “Sulltanin..” e Dalit në garazhin e një banese londineze. Vepra do të dalë në ankand më 23 tetor.