Ballina Kronika Ky është 27-vjeçari që theu me gurë xhamat e bashkisë Korçë, pamjet...

Ky është 27-vjeçari që theu me gurë xhamat e bashkisë Korçë, pamjet i publikoi edhe në rrjetet sociale

25
0

Policia e Korçës njofton se ka nisur procedimi penal për një 27-vjeçar pasi mëngjesin e sotëm theu me gurë xhamat e godinës së bashkisë.

I riu postoi videon në internet, ndërsa teksa sulmon bashkinë përdor edhe fjalë ofenduese dhe fyese.

27-vjeçari goditi disa herë me gurë godinën e bashkisë, duke thyer xhamat.

“Specialistë për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. D., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi rreth orës 02:15, ka goditur me gurë xhamat e Bashkisë Korçë”.