Nga Ylli Manjani
Dmth, turizmi ynë do fillojë të bëhet interesant dhe realisht konkurrues kur neve të na ketë dalë zija e të ngrënit.
Gjithçhka që në bëjmë na e dikton zija e të ngrënit.
Oh, hëngra. Po ti hëngre?
Vdiqëm, për të ngrënë. Sa lekë shkoi buka?
Po mish ka?
Ha, ha, ha ore, shyqyr që na erdhe!
Hëngra shumë. 5 qofte ishin shumë.
Për at punë hëngre 7, po ti ha, të bëftë mirë (të ngelshin në fyt, nënkupto)…
Kemi hëngër sa u shqepëm…
Gatuhet mirë aty…
Peshku i freskët… Mishi sa u ther…
Nuk rri burri me shalqi. Ulu të hash.
Hajde të jap një drekë!
Ku do hamë sot?
Ç’bëre për drekë?
Po darkë do hamë ne?
Bukë e hi (mocarela e pomodorini e proshuto etj etj) e në shtëpi…
Shkurt muhabeti, ka 35 vite që ramë në ushqim dhe hamë gjer në dhimbje. Hamë deri sa të na ngrihen krahët anash dhe stomaku të gromësijë. ( për këtë të fundit i themi njëri-tjetrit, shëndet).
Jo më kot kirurgjia abdominale është më e zhvilluara. Nuk ka sëmundje metabolike që nuk gjendet midis nesh…
Tani si mund të flitet për turizëm dhe ekonomi me çmime konkurruese kur pronarët shqiptarë janë disa prej nesh që kanë të njëjtën zi ushqimi?!
Ska shans dmth.
Në fakt ushqimi është i shtrenjtë me cilindo vend ta krahasosh. Ka taksa të larta importi i ushqimeve. Po normal se edhe taksidarët shqiptarët tanë janë, në zi ushqimi dmth…
Edhe aty ku është disi më lirë, ulin rracionin. Dmth ta fusin n’kandar…
Shkurt muhabeti, jam i bindur tashmë se jemi disa breza të dëmtuar nga zija e ushqimit.
Kjo spjegon çmimet e larta në ushqim. Kërkesa është ende e lartë…
Ndoshta fëmijët tanë do jenë më të çliruar nga ky siklet…
Nuk e di, po ne akoma edhe kur dalim jashtë shteti tregojmë se sa kemi ngrënë. Kjo është përshtypja më interesante që ende kemi…
Akoma s’po e kuptojmë se sa më shumë hamë aq më të madh e bëjmë mutin.