Ballina Kulturë ‘The New York Times’ shpall 100 filmat më të mirë që nga...

‘The New York Times’ shpall 100 filmat më të mirë që nga viti 2000

31
0

Në një sondazh të gjerë ndërkombëtar, prestigjiozja New York Times ka publikuar listën me 100 filmat më të mirë të realizuar që nga 1 janari 2000, bazuar në votat e mbi 500 regjisorëve, aktorëve dhe profesionistëve të industrisë së filmit nga e gjithë bota.

Mes pjesëmarrësve që kanë përzgjedhur listën janë regjisorë fitues të “Oscar”-it si Pedro Almodóvar, Sofia Coppola, Guillermo del Toro dhe Barry Jenkins, së bashku me aktorë të njohur si Julianne Moore, Chiwetel Ejiofor dhe John Turturro, të cilët kanë ndarë listat e tyre personale me 10 filmat më të preferuar të epokës së re kinematografike.

Rezultatet, të përpunuara në bashkëpunim me platformën analitike The Upshot, nxjerrin në pah cilët filma kanë mbijetuar në kohë dhe kanë lënë gjurmë, përtej bumit të platformave streaming dhe dominimit të filmave të superheronjve në kinematë botërore.

Lista është pritur me interes të madh në qarqet kinematografike, ndërsa publiku dhe kritikët po debatojnë: A janë këta me të vërtetë 100 filmat më të mirë të këtij shekulli?