Ai ka disa vite që krijon muzikë dhe ka bashkëpunuar me yjet e muzikës shqiptare, duke bërë që projektet e tij të kthehen në hite. Nëse klikoni te kënga e Medës me Mateo Frrokun “Dashnia jeme”, suksesi i saj nuk i takon vetëm dy artistëve që i shohim në duet, por edhe producentit dhe muzikantit të njohur shqiptar nga Shkupi, Mentor Zenula – apo siç e njohim me emrin e artit, Xsoundbeatz.
Që nga viti 2017, ai është shumë i kërkuar në treg, sidomos nga vetë artistët e njohur si Adri dhe Iliriana. Kujtojmë këtu këngën e tyre të famshme “Jasha Habibi”.
Xsoundbeatz ka punuar gjithashtu edhe këngë për artistë të tjerë si Floriani i vogël, Shqipe Krijeneva, Cansever e shumë të tjerë.
Gjatë verës ai është i angazhuar me mbrëmje e koncerte, ndërkohë që mbetet i fokusuar në studion e tij për të sjellë hite dhe bashkëpunime të reja. Për më të rejat nga ky artist-prodhues, mund ta ndiqni në Instagramin e tij.