Ballina Europë 250 herë më e fortë se heroina, droga që alarmon Europën; rreziku...

250 herë më e fortë se heroina, droga që alarmon Europën; rreziku nga grupet mafioze shqiptare e ato meksikane

41
0

Një drogë e re ka nisur të qarkullojë, ndoshta jo shumë masivisht, por ka vënë në alarm strukturat e sigurisë në Europë dhe më gjerë. Bëhet fjalë për nitazenën, një kokërr e vetme e së cilës, mund të jetë vdekjeprurëse. Ekspertët paralajmërojnë për një “katastrofë” të shëndetit publik që po afron pikërisht nga kjo lloj droge, e cila kryesisht importohet nga Kina.

Nitazena vlerësohet të jetë 250 herë më i fortë se heroina, madje përzierja e Klasit A është aq e fuqishme saqë në të kaluarën është quajtur edhe droga “Frankenstein”. Ajo po përzihet në qetësues dhimbjesh dhe ilaçe kundër ankthit, që mund të blihen lehtësisht në internet. Baronët e drogës e bëjnë këtë për t’i bërë drogat më të forta ose për të zgjeruar furnizimin dhe për të rritur fitimet.

Vetëm një sasi e vogël e kësaj droge mund të fikë sistemin nervor qendror të trupit dhe të shkaktojë një mbidozë të menjëhershme. Pjesë të Evropës, konkretisht Britania dhe shtetet baltike, po përballen me një fluks vdekjesh të lidhura me drogën. Qindra njerëz vdiqën në Mbretërinë e Bashkuar, nga mbidozat që përfshinin nitazena gjatë 18 muajve, sipas qeverisë.

“Kjo është ndoshta kriza më e madhe e shëndetit publik për njerëzit që përdorin drogë në Mbretërinë e Bashkuar që nga kriza e AIDS-it në vitet 1980”, tha për The Wall Street Journal Vicki Markieëicz, drejtoreshë ekzekutive për Change Groë Live, një ofrues kryesor i trajtimit për drogën dhe alkoolin në Mbretërinë e Bashkuar .

Vetëm këtë javë, shefat e shëndetësisë skoceze kanë paralajmëruar se nitazeni po përhapet në të gjithë Skocinë, duke paralajmëruar për një valë të afërt vdekjesh. Opioidet sintetike po nxisin gjithashtu një rritje të ndjeshme të vdekjeve në Estoni dhe Letoni.

“Nëse grupe të mëdha kriminale, si grupet mafioze shqiptare, grupet kriminale turke ose grupet italiane ose meksikane, fillojnë të furnizojnë Evropën me nitazena në shkallë të gjerë, mund të parashikojmë një katastrofë masive të kujdesit shëndetësor publik”, thotë Vanda Felbab-Broën, një bashkëpunëtore e lartë në Institutin Brookings, shkruan The Sun.