Ballina Ekonomia ‘31 mijë subjekte dorëzuan bilancin vjetor në kohë’, QKB: Një nga performancat...

‘31 mijë subjekte dorëzuan bilancin vjetor në kohë’, QKB: Një nga performancat më të larta të viteve të fundit

24
0

Qendra Kombëtare e Biznesit përmes një njoftimi ka bërë me dije se 31 mijë subjekte dorëzuan bilancin vjetor para se të mbaronte afati i përcaktuar.

Sipas statistikave të bëra nga QKB rezuolton se për herë të parë mbi 90% e bilanceve u dorëzuan brenda afatit duke shënuar një nga performancat më të larta të viteve të fundit.

31 korriku ishte data e fundit ku bizneset duhet të dorëzonin online në Qendrën kombëtare të Biznesit pasqyrat e tyre financiare për vitin 2024.

Më herët QKB i ka paralajmëruar bizneset se ata që nuk e dorëzonin në këtë datë do të gjobiten në vlerën 60 mijë lekë.

Njoftimi i plotë:

Dorëzim rekord i bilanceve vjetore 2024 brenda afatit ligjor – 31 korrik 2025

Më shumë se 31,000 subjekte dorëzuan bilancin vjetor në kohë, duke shënuar një nga performancat më të larta të viteve të fundit.

Për herë të parë, mbi 90% e bilanceve u dorëzuan brenda afatit, duke tejkaluar ndjeshëm vitet pararendëse:

2024 – 28,200 bilance të dorëzuara në afat

2023 – 26,000 bilance të dorëzuara në afat

2022 – 20,700 bilance të dorëzuara në afat

Ky progres pasqyron një ndërgjegjësim më të madh të bizneseve për detyrimet ligjore dhe përdorimin në rritje të shërbimeve online të QKB-së.

Dorëzimi i bilancit vjetor nuk është thjesht një detyrim – është një hap drejt transparencës dhe formalizimit të aktivitetit.