Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur në një aksident të rëndë në një autostradë pranë Arezzos, Itali.
Aksidenti ndodhi kur kamioni kaloi në korsinë mbështetëse dhe u përplas me automjete të tjera.
Tre viktimat ishin në ambulancën që u përfshi në përplasje së bashku me tre makina të tjera, një rimorkio kampingu dhe një kamion.
Midis tre të vdekurve, dy ishin punonjës të ambulancës dhe i treti ishte një pacient.
Njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë, raporton agjencia Ansa.
Presidenti i rajonit të Toskanës, Eugenio Gianni, shprehu ngushëllimet e tij familjeve të viktimave.
Dy helikopterë dhe disa ambulanca, si dhe ekipe policie dhe zjarrfikëse, janë në vendngjarje.