Ballina Bota Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi, 2 të vrarë dhe 6 të...

Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi, 2 të vrarë dhe 6 të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Los Angeles

17
0

Dy persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një festë ditëlindjeje “street party” në qendër të Los Angeles.

Sipas informacionit nga autoritetet e Los Angeles dyshohet se ngjarja lidhet me bandat që veprojnë në zonë.

Dëshmitarët raportuan se të shtënat erdhën nga një makinë e kuqe, megjithatë, kjo nuk është konfirmuar nga autoritetet dhe deri më tani nuk ka pasur arrestime të lidhura drejtpërdrejt me ngjarjen.

Oficerët e policisë së Los Angeles që patrullonin zonën nxituan në vendngjarje dhe bllokuan zonën ku po zhvillohej festa, pranë një depoje. Në festë po merrnin pjesë rreth 60 persona, të cilët u thanë autoriteteve se po festonin një ditëlindje.

Një burrë 29-vjeçar u shpall i vdekur në vendngjarje dhe një grua 52-vjeçare u dërgua në spital, ku humbi jetën, sipas autoriteteve. 29-vjeçar që humbi jetën ishte DJ dhe kishte tre fëmijë nën moshën 5 vjeç.

Dy persona të tjerë, një burrë 34-vjeçar dhe një burrë 37-vjeçar, u dërguan me urgjencë në një spital të zonës në gjendje kritike, ndërsa katër personat e tjerë që u plagosën janë jashtë rrezikut për jetën.