Paolo Maldini është rikthyer të flasë. Në një intervistë për “Rai 3”, ish-kapiteni dhe drejtori teknik i Milanit ka kujtuar disa nga momentet më domethënëse të karrierës së tij:
“Kur debutova, nuk mendoja se do të luaja. Nuk kisha marrë as këpucët e duhura me vete. Përpara meje ishin lojtarë më me përvojë. Kur më thanë të hyja në fushë, nuk mendova më për asgjë”.
Për marrëdhënien me babain, Cesare Maldini: “Kam pasur një marrëdhënie të mirë me të, por nuk mund ta mohoj që në vitet e para më rëndonte disi trashëgimia e tij”.
Për Arrigo Sacchi: “Ndryshimet që përjetuam në aspektin fizik ishin shumë të vështira, por thelbësore për suksesin tonë”.
Maldini për Maradonën: “Nuk u ankua asnjëherë. Pas goditjes së pestë i thashë: Më fal, Diego”.
Duke folur për përballjet me legjendën argjentinase, Maldini shtoi: “Maradona nuk u ankua kurrë. Unë e konsideroj veten një lojtar të shpejtë me topin, por ai ishte edhe më shumë”.
Ai shtoi gjithashtu: “Sukseset kalojnë edhe përmes humbjeve. Në fund të fundit, jam një nga më të mundurit mes fitimtarëve më të mëdhenj. Kam pasur fatin të fitoj duke humbur shumë”.