Ballina Rajoni Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

0
14

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një interviste  në Report Tv, se koret raciste ndaj shqiptarëve në ndeshjen e basketbollit mes skuadrës së Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, janë autorësi e shërbimeve ruse.
“Së pari duhet të kemi parasysh se kemi të bëjmë me një ngjarje të paralajmëruar. Gjenerali Stuart Peach. i cili është një britanik dhe punon për një agjensi britanike në Ballkan, por edhe shumë agjensi të tjera sekrete, në një raport të Bashkimit Europian kishte paralajmëruar që Maqedonia, segmente të financuara nga shërbimet ruse për destabilizimin e Kosovës, Bosnjës dhe Maqedonisë. Ky nuk është një incident i shkëputur, është një kronikë e paralajmëruar dhe dua të them që ka shumë interesa që interferojnë dhe gjejnë një situatë të brishtë në Ballkan për shkak të një tërheqje të Shteteve të Bashkuara të Ameerikës, mos interesimi dhe tërheqja nga prioritetet e Administratës së Trump për Ballkanin apo për çështjen shqiptare apo stabilitetin në rajonin e Ballkanit, ka bërë që të lulëzojnë dhe të riaktivizohen të gjitha segmentet e shërbimeve ruse në rajon për të krijuar destabilizim”,- tha Spahiu.