Ballina Ekonomia Ujësjellësi i Tiranës, fitimet 10 mln euro në 2024, larg objektivit furnizim...

Ujësjellësi i Tiranës, fitimet 10 mln euro në 2024, larg objektivit furnizim 24 orë

24
0

Pas vitit 2017, kur ndodhi rritja e tarifave të ujit me 45%, UKT ruajti bilanci pozitiv, po ndërkohë kryeqyteti vijon të përballet me problematika të furnizimit me ujë dhe sidomos në menaxhimin e ujërave të zeza.

Të dhënat e raportuara nga Ministria e Financave për ecurinë e gjendjes financiare të ndërmarrjeve shtetërore tregojnë se në vitin 2024 Ujësjellës Kanalizime në Tiranë realizoi 4.9 miliardë lekë të ardhura, me ulje 2% raport me 2023. Fitimi neto ishte 990 milionë lekësh (rreth 10 mln euro) ose sa 20% e të ardhurave.

UKT Tiranë kë shënuar tkurrje të aktivitetit si në të ardhura, shpenzime në fitime gjatë vitit 2024 (shiko grafikun e mëposhtëm).

Të dhënat tregojnë se edhe në tremujorin e parë të vitit 2025, UKT regjistroi një fitim prej 195 milionë lekësh, që është dukshëm më i lartë se ai i tremujorit të parë të 2024-s, i cili ishte vetëm 71 milionë lekë.

Edhe pse të ardhurat totale në 2024 janë pak më të ulëta se në 2023, UKT ka ruajtur një fitim të lartë falë kontrollit më të mirë të shpenzimeve.

Vitin e kaluar norma e fitimit ishte 20 % ndërsa në tremujorin e parë 2025 ishte 18%.

Norma e fitimit ka qenë relativisht e lartë për një ndërmarrje publike që ofron shërbime utilitare.

Ndërmarrjet publike që ofrojnë shërbime utilitare si uji, energjia, mbetjet apo transporti publik nuk kanë për qëllim kryesor fitimin, por ofrimin e shërbimeve të qëndrueshme, të sigurta dhe me çmime të përballueshme për qytetarët. Të tilla ndërmarrje në vendet e BE kanë norma fitimi 3 deri në 10%

Normat e larta të UKT më shumë se efikasiteti sinjalizojnë mungesën e investimeve dhe tarifat e larta ndaj pjesës që paguan rregullisht faturat e ujit.

UKT sh.a. ka një normë fitimi dukshëm më të lartë se mesatarja e ndërmarrjeve publike të ngjashme në Europë.

Sipas Enti Rregullator të Ujit furnizimi me ujë në të gjithë vendin për 2024 është përmirësuar me rreth 1 orë në ditë, duke arritur në 17.3 or nga 16.3 orë/ditë që ishte në vitin 2023.

Nga të gjitha shoqëritë rajonale dhe individuale që operojnë në sektor, gjatë vitit 2024 rezulton se janë 8 shoqëri UK rajonale që ofrojnë shërbimin e furnizimit me ujë 20-24 orë në ditë si UKR Korçë, Lezhë, Berat, Gjirokastër, Pogradec, Shkodër, Sarandë dhe Dibër.

Katër shoqëri Rajonale si: Durrës, Elbasan, Fier, Lushnje dhe shoqëria UK- Tiranë furnizojnë me ujë 13-20 orë në ditë. Pjesa tjetër e shoqërive, 4 prej tyre ofrojnë furnizimin me ujë 4-11 orë në ditë. Më keq performojnë shoqëritë UK Kamzë, me 4 orë në ditë, dhe UK Vorë me 8.Katër shoqëri Rajonale si: Durrës, Elbasan, Fier, Lushnje dhe shoqëria UK- Tiranë furnizojnë me ujë 13-20 orë në ditë. Pjesa tjetër e shoqërive, 4 prej tyre ofrojnë furnizimin me ujë 4-13 orë në ditë. Më keq performojnë shoqëritë UK Kamzë, me 4 orë në ditë, dhe UK Vorë me 8 orë në ditë, të cilat nuk janë bërë akoma shoqëri rajonale./ Monitor