Ballina Politika Dy letrat e kompanisë lobuese drejtuar DASH për t’i fshirë non gratën,...

Dy letrat e kompanisë lobuese drejtuar DASH për t’i fshirë non gratën, pse u korrigjua shkresa? Ja si përgjigjet Berisha

27
0

Sali Berisha u pyet nga gazetarët lidhur me letrën e kompanisë lobuese amerikane, Continental Strategy që i drejtohej Departamentit Amerikan të Shtetit. Fillimisht thuhej se Berisha ishte në pension dhe nuk merrej me politikë, dhe më pas letra u korrigjua duke sqaruar se ai është kryetar i Partisë Demokratike, por pa poste qeveritare. Për këtë, kryedemokrati zgjodhi të mos japë sqarime të drejtpërdrejta.

“Për asnjërën prej tyre nuk kam përgjigje. Nuk jam zëdhënësi i kompanisë në fjalë. Ajo ka rregullat e saj të funksionimit, drejtojuni asaj. Shkruaji kompanisë që të të kthejë përgjigje,” u shpreh Berisha, duke theksuar më tej se “Rëndësi ka që ajo është transparente dhe jo mafioze.”

Pyetje: Pak ditë më parë është publikuar një letër e kompanisë lobuese që i drejtohej DASH që ju ishit në pension dhe duhet të hiqej non grata sepse nuk merreshit me politike. Pak ditë më vonë, letra u korrigjua duke i thënë që jeni kryetar i PD, por nuk keni poste qeveritare. E keni keqinformuar ju kompaninë amerikane që po lobon në DASH, apo informacioni i parë i saj në letrën drejtuar Rubios ka qenë me informacionet që ka mbledhur vetë?

Berisha: As për të parën as për të dytën, unë kam një përgjigje, nuk jam zëdhënësi i kompanisë në fjalë. Kompania ka rregullat e vetë të funksionimit, drejtojuni asaj. Shkruaji kompanisë që të të kthejë përgjigje. Rëndësi ka që ajo është transparente dhe jo mafioze.

Letra në fjalë ishte dërguar në emër të kompanisë lobuese tek senatori amerikan Marco Rubio, dhe u bë objekt debati pas ndryshimit të informacionit rreth statusit politik të Berishës.