Ballina Kosovë Haradinaj kërkon mbështetjen e Britanisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Haradinaj kërkon mbështetjen e Britanisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

18
0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe, Johnatan Hargreaves.

Gjatë këtij takimi u fol për zhvillimet aktuale politike në vend.

“Shpreha shqetësimin për nevojën urgjente të tejkalimit të bllokadës institucionale, e cila duhet të zhbllokohet pas datës 8 gusht, kur presim qartësi nga Gjykata Kushtetuese. Funksionimi i institucioneve është thelbësor për stabilitetin demokratik dhe orientimin euroatlantik të vendit”, deklaroi Haradinaj.

Haradinaj theksoi se me diplomatin britanik, folën edhe për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe vlerësova lart rolin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

“Theksova edhe njëherë përkushtimin tonë për integrimin euroatlantik dhe kërkova mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për anëtarësimin e Kosovës në NATO”, theksoi kreu i AAK-së.