Por çudia nuk ndalet me kaq. Sipas të njëjtit denoncim, është “pushtuar” edhe trualli ngjitur me Qendrën Shëndetësore të lagjes, duke e kthyer hapësirën publike në pronë të përdorur për interesa private.
Një situatë absurde dhe në kufijtë e komikes është denoncuar nga banorë të zonës Bulçes i Ri në Kamëz. Sipas denoncimit, oborri i shkollës 9-vjeçare “Ibrahim Basha” është shndërruar në tokë bujqësore, ku aktualisht është mbjellë misër.
Pamjet dhe informacionet, tregojnë atë që ka ndodhur në të dy ambientet. Sipas denoncimit, brenda institucioneve në kohë të ndryshme janë futur edhe bagëtitë.
Banorët kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve për t’i dhënë zgjidhje këtij absurditeti dhe kthyer shkollën dhe Qendrën Shëndetësore në funksion të nxënësve dhe qytetarëve.