Ballina Sport Real Madridi mund të detyrohet të shes Rodrygon për më pak se...

Real Madridi mund të detyrohet të shes Rodrygon për më pak se 100 milionë euro

24
0

Real Madridi ka vendosur çmimin për shitjen e Rodrygos.

Sipas ESPN, “Los Blancos” kërkojnë plot 100 milionë euro për të lënë të lirë anësorin brazilian.

Megjithatë, në rast se nuk arrijnë ofertë në këtë vlerë, klubi mund të detyrohet ta pranojë një propozim prej 80 milionë eurosh.

Rodrygo po shqyrton seriozisht një largim nga “Santiago Bernabeu”, për herë të parë që kur iu bashkua Realit.

Skuadra më e interesuar për momentin është Tottenham Hotspur, që ka nisur kontaktet fillestare me përfaqësuesit e lojtarit.

Edhe Arsenal është në garë, ndërsa interesim ka ardhur edhe nga disa klube të Ligës Saudite.

Për momentin, nuk ka negociata zyrtare, por largimi i Rodrygos është gjithnjë e më pranë.