Ballina Kronika Ushtruan dhunë fizike ndaj një familjareje të tyre, në pranga dy vëllezërit...

Ushtruan dhunë fizike ndaj një familjareje të tyre, në pranga dy vëllezërit në Vlorë (Emrat)

22
0

Në Vlorë është parandaluar përshkallëzimi i një konflikti familjar, ku dy vëllezër janë arrestuar për dhunë fizike ndaj një familjareje. Gjatë ndërhyrjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu pa leje në banesën e njërit prej tyre.

Rastet e dhunës në familje janë trajtuar me seriozitet nga forcat e rendit për të siguruar qetësinë dhe sigurinë e banorëve. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti në familje, vihen në pranga 2 vëllezër, njëri prej tyre posedonte dhe armë gjahu pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas njoftimit se në fshatin Mekat kishte një rast dhune në familje, kanë ndërhyrë në kohë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore për dokumentimin e plotë të rastit, u bë ndalimi i shtetasve:

  • Kito Poçi, 47 vjeç dhe Fredi Poçi, 51 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Mekat.

Këta shtetas, dyshohen se gjatë një konflikti në familje, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së shtetasit K. P.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit F. P., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu të llojit teke, e cila mbahej pa leje prej tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.