Ballina Aktualitet 25 vatra zjarri në 24-orë, Mbrojtja: Rrufeja shkakton zjarr në një sipërfaqe...

25 vatra zjarri në 24-orë, Mbrojtja: Rrufeja shkakton zjarr në një sipërfaqe pyjore në Finiq

29
0

Me rritjen e temperaturave, rikthehet alarmi për zjarret në vend.

Ministria e Mbrojtjes në një raport të sajin, thotë se ka evidentuar 25 vatra zjarri, ndër të cilat një mbetet aktive në Finiq, fshati Dhivër.

Sipas buletinit të situatës në 24-orët e fundit, mësohet se shkaku i zjarrit në sipërfaqe pyjore në lartësi, ka ardhur si pasojë e një shkarkese nga rrufeja, dhe po mbahet nën kontroll nga MZSH lokale.

Në fshatin Gryksh i Madh, bashkia Elbasan, ku në terren u angazhuan 5 mjete zjarrfikëse dhe rreth 70 forca nga të gjitha strukturat operacionale.

* Në fshatin Dhorës, njësia administrative Qendër Skrapar.

* Në fshatin Gurë-Lurë, Parkun Kombëtar Lurë, ku në terren u angazhuan rreth 60 forca.

*  Në fshatin Daullas, bashkia Fier, ku u angazhuan 4 mjete zjarrfikëse  dhe rreth 55 forca nga strukturat operacionale.

* Në fshatin Lusën, bashkia Kukës, ku u angazhuan rreth 30 forca.

* Në fshatin Blinisht, bashkia Lezhë, ku në terren u dislokuan 3 mjete zjarrfikëse dhe rreth 20 forca  operacaionale.

*Në qytetin e Leskovikut, bashkia Kolonjë.

* Në fshatin Grudë, bashkia Shkodër.

* Në fshatin Rrjoll, bashkia Shkodër.

* Në fshatin Ngjeqar, bashkia Roskovec.

Në terren u angazhuan 39 automjete zjarrfikëse dhe 375 forca operacionale.

Përsërisim thirrjen drejtuar banorëve, të tregohen të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë në kohë vatrat!