Ballina Kronika Aksident me vdekje në Fier, përplasen dy automjete! Raportohet për 1 viktimë...

Aksident me vdekje në Fier, përplasen dy automjete! Raportohet për 1 viktimë dhe 4 të plagosur

42
0

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fier paraditen e sotme (6 Gusht).

Raportohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku një makinë ka përfunduar në kanal.

Si pasojë 1 person ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra, ndërsa 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur, por nuk dihet ende gjendja e tyre.

Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa po hetohen shkaqet e aksidentit.