Ballina Kronika DURRES/ Katër shtetas në pranga, tre të dehur në drejtim automjeti, njëri...

DURRES/ Katër shtetas në pranga, tre të dehur në drejtim automjeti, njëri dhunë ndaj nënës

43
0

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin L. Sh., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij, për t’i marrë një shumë parash.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-O. M., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur;
-I. M., 37 vjeç, banues në fshatin Shkallnur, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin që drejtonte shtetasja I. K.. Si pasojë pati vetëm dëme materiale;
-D. T., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet të parkuar, dhe ka dëmtuar lehtë, një punonjëse policie që ishte me shërbim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.