Sindi, një nxënëse e përkushtuar e gjimnazit “Aleksandër Moisiu” në Kavajë, ka ndërruar jetë. Ajo vuante nga një sëmundje e rëndë, betejën me të cilën fatkeqësisht nuk e ka fituar duke mbyllur sytë përgjithmonë në lule të moshës.
Gjimnazi i qyteti ku ajo mësonte ka ndarë një mesazh prekës, për ikjen e parakohshme të Sindit.
“Sot në botën e yjeve u shtua edhe një engjëll me emrin më të bukur: Sindi. Ndërsa ne, tokësorët, humbëm një vajzë të rrallë… Një bijë, një mbesë, një kushërirë, një shoqe, një mike, një nxënëse”, thuhet në mesazhin e shpërndarë nga gjimnazi “Aleksandër Moisiu”.
“Na iku një vajzë model. E bukur, e mençur, e dashur. Na iku një mjeke e ardhshme… Por nga lart, jemi të bindur që Sindi do shërojë zemrat e prindërve të saj së pari.
Faleminderit Sindi, që ishe shembulli që çdo nënë, çdo mësues, çdo shoqe do donte. Na mësove ç’do të thotë mirësi, dritë, qetësi… Na le një boshllëk të madh, por edhe një kujtim që s’do shuhet kurrë”, vijon mesazhi i stafit pedagogjik, ndërsa mbyllet:
“Buzëqesh nga atje lart, siç vetëm ti dije të buzëqeshje. Tani Zoti të ka pranë vetes .. dhe ne të kemi në zemër, përgjithmonë.”