Përfaqësuesit ligjorë të Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta kanë depozituar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkesën me objekt: Zëvendësimin e masës së sigurimit për Presidentin Ilir Metaj.
Kjo kërkesë është paraqitur duke nisur nga fakti që Prokuroria e Posaçme SPAK ka përfunduar hetimet ndaj Presidentit Meta dhe duke qënë se nevojat për ta mbajtur akoma nën paraburgim nuk kanë më asnjë kuptim procedural.
Dy ditë më parë, SPAK i komunikoi zyrtarisht Ilir Metës mbylljen e hetimeve dhe kalimin e dosjes në gjykatë.
Ilir Meta akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për çështjet që kanë të bëjnë me dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.
Ish-Presidenti u arrestua më 21 Tetor 2024 dhe që prej atij momenti qëndron në paraburgim me masë “arresti në burg”.