Ballina Kronika Kanosi me kallash për jetën familjarët e tij, arrestohet 41-vjeçari në Krujë

Kanosi me kallash për jetën familjarët e tij, arrestohet 41-vjeçari në Krujë

19
0

Në Krujë, Policia ka arrestuar një 41-vjeçar që kanoste me armë kallashnikov familjarët e tij në fshatin Qerekë.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të rendit, u parandalua një ngjarje kriminale e rëndë.

Gjatë kontrollit në banesë u sekuestruan tre armë, përfshirë edhe armën e zjarrit kallashnikov. Materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Në pranga ra shtetasi Ervis Visha.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon ngjarje kriminale në një familje në fshatin Qerekë.

Arrestohet një 41-vjeçar që kanoste për jetën, familjarët e tij.

Në banesën e tij, u gjetën 3 armë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, sapo janë njoftuar se një shtetas po kanoste me armë zjarri kallashnikov, familjarët, në banesën e tyre, në fshatin Qerekë, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve policore profesionale, u vu në pranga autori i rastit, shtetasi E. V., 41 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet arma e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se kanosi familjarët, si dhe 2 armë gjahu.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.